SHOQATA
ZASELLA

Statut

 

Zasellë, 01.06.2018

Shoqata e fshatit Zasellë – Mitrovicë

Moto e shoqatës:
Zasellasit për Zasellën

 

Emri

Neni 1

  • Me emrin «ZASELLA» themelohet shoqata e fshatit Zasellë, bazuar në nenin 5 par.2  të Ligjit 04/L-57 për lirinë e asociimit në organizatat joqeveritare, miratuar në Kuvendin e Kosovës më 29.08.2011
  • Selia e Shoqatës është në Zasellë
  • Shoqata në aspektin politik dhe fetar, është e pavarur
  • Shoqata posedon vulën, logon dhe gjirollogarinë e vet bankare
  • Web-faqja zyrtare e Shoqatës “Zasella” është zasella.net

 

Qëllimi

Neni 2

  • Shoqata “Zasella” është bashkim vullnetarë vlerash e idesh që pikë së pari i shërben njohjes së ndërsjellë (sidomos e gjeneratave të reja të zasellasve), si dhe njohjes, ruajtjes dhe kultivimit të vlerave kulturore dhe zakoneve të mira të Zasellës dhe zasellasve.
  • Shoqata “Zasella” është organizatë jofitimprurëse dhe nuk shpërndan të ardhura neto ose fitime për asnjë person.
  • Pasuritë, të ardhurat dhe fitimet e shoqatës përdoren për të mbështetur qëllimet jo fitimprurëse të përcaktuara nga kuvendi i shoqatës
  • Pasuritë, të ardhurat dhe fitimet e shoqatës nuk mund të përdoren për të sjellë drejtpërdrejtë ose tërthorazi përfitime për ndonjë themelues, kryetarë, sekretarë, anëtar ose donatorë të shoqatës. Përjashtim bëjnë kompensimet e arsyetuara për punët e kryera ose shërbimet në të mirë të shoqatës, e të përcaktuara nga kryesia e shoqatës.
  • Shoqata “Zasella” angazhohet për realizimin e projekteve të ndryshme që lidhen kryesisht me arsimin dhe kulturën, apo edhe projekte tjera që propozohen nga kryesia e miratohen nga kuvendi i shoqatës.
  • Shoqata do të bashkëpunoj me Këshillin e Fshatit Zasellë dhe organet përkatëse të Komunës së Mitrovicës që lidhen me interesat e përgjithshme të Zasellës, banorëve të saj dhe të gjithë atyre që kanë prejardhje nga Zasella.

 

Financimi

Neni 3

  • Shoqata “Zasella” financohet nga pagesa e anëtarësisë. Lartësia e anëtarësis vjetore mvaret nga vendbanimi i anëtarit të shoqatës dhe është si vijon:
    • Kosovë………………………………….…10€
    • Shtetet tjera…..……………………….100€
  • Anëtari, mvarësisht nga gjendja e tij financiare, është i lirë të paguaj më shum se sa është përcaktuar me statut
  • Nxënës, student, të pensionuar, pranues të ndihmave sociale, etj. anëtarësohen pa pagesë
  • Shoqata pranon kontribute vullnetare, donacione, sponzorizime, etj.

 

Anëtarsia

Neni 4

  • Anëtarë të shoqatës mund të bëhen të gjithë zasellasit kudo që jetojnë dhe që pajtohen me parimet  themelore të shoqatës,
  • Anëtarë të shoqatës mund të bëhen edhe personat që nuk e kanë prejardhjen nga Zasella, por kanë njerëz të afërm, janë dashamirës të Zasellës apo kanë lidhje tjera me zasellasit.
  • Anëtarësia në shoqatë pushon nëse ndokush largohet vullnetarisht nga shoqata, përjashtohet nga organet vendim marrëse të shoqatës apo vdes
  • Largimi vullnetarë bëhet përmes një shkrese me shkrim drejtuar kryesisë.

 

Organet e shoqatës

Neni 5

  • Organet e shoqatës janë:
    • Kuvendi
    • Kryesia
    • Revizorët (organi mbikëqyrës i financave)

 

 

Kuvendi

Neni 6

  • Kuvendi është organi më i lartë shoqatës
  • Kuvendi ka këto të drejta dhe detyrime:
    • Miratimin dhe ndryshimin e Statutit të shoqatës e me 2/3 (dy të tretat) e votave të anëtarëve të pranishëm në takim
    • Zgjedhjen e kryesisë, kryetarit, sekretarit dhe revizorëve
    • Caktimin e lartësisë së kontributit vjetor
    • Merr vendime rreth buxhetit, projekteve të ndryshme dhe programit të punës,
  • Kuvendi është instancë për ankesa kundër të gjitha vendimeve të kryesisë së shoqatës.

 

Neni 7

  • Kuvendi mbledhet një herë në vit. Mbledhja e Kuvendit thirret nga kryesia e shoqatës.
  • Ftesa për kuvend së bashku me propozimin për rend dite u dërgohet anëtarëve të shoqatës 45 ditë para mbledhjes së kuvendit, me përjashtim të rasteve të jashtëzakonshme, kur ftesa mund të dërgohet edhe në afat kohor më të shkurtër
  • Anëtarët e shoqatës kanë afat prej 15 ditësh të dërgojnë propozimet apo sugjerimet e tyre rreth rendit të ditës së mbledhjes së kuvendit. Këto propozime shqyrtohen nga kryesia, e cila më së voni 21 ditë para mbledhjes së kuvendit, u dërgon anëtarëve të shoqatës rendin e ditës dhe materialet tjera për punimet e kuvendit.
  • Lidhur me çështjet e ngritura gjatë mbledhjes së Kuvendit, të cilat nuk janë paraqitur si pika të rendit të ditës, nuk mund të merren vendime në të njëjtën mbledhje.
  • Kryesia mund të thërras mbledhje të jashtëzakonshme të kuvendit. Ajo është e detyruar ta bëjë këtë, nëse kërkohet nga më së paku një e treta e anëtarëve.

 

Neni 8

  • Secili anëtar ka një votë. Përfaqësimi i votave nuk lejohet.

 

Neni 9

  • Kuvendi i merr vendimet me shumicë votash. Në rast se numri i votave «për» dhe «kundër» është i njëjtë, vendimi merret bazuar në votën e kryetarit,pra kalon vendimi për të cilin ka votuar kryetari
  • Ndërrimet në statut mund të bëhen me së paku 2/3 (dy të tretat) e votave të të pranishmëve në Kuvend,
  • Votimi është i hapur, përveç në rastin e zgjedhjes së kryesisë, kryetarit dhe sekretarit, ku votimi bëhet me vota të fshehta.

 

Neni 10

  • Kuvendi ndanë çmimet vjetore për nxënës apo studentët (zasellas) të dalluar.
  • Kuvendi ndanë edhe mirënjohje apo fletë falënderime për anëtarë apo dashamirë që kanë kontribuar materialisht apo me angazhimin e tyre të veçantë për çështjet me rëndësi për shoqatën apo fshatin.

 

 

Kryesia

Neni 11

  • Kryesia përbëhet prej shtatë anëtarëve
  • Anëtarët e kryesisë duhet të përfaqësojnë hapësirat ku zasellasit jetojnë aktualisht. Thënë konkretisht, kryesia duhet të ketë anëtarë nga Kosova, Gjermania, Suedia, Zvicra, e kështu me radhë.

 

Neni 12

  • Mandati i kryetarit dhe anëtarëve të kryesisë është tri vjet.
  • Kryetari dhe anëtarët e kryesisë zgjidhen nga Kuvendi.
  • Anëtarët e kryesisë ndajnë detyrat në mes veti sipas marrëveshjes.
  • Kryetari dhe anëtarët e kryesisë kanë të drejtë të zgjidhen dy herë
    radhazi.

 

Neni 13

  • Detyrat dhe obligimet e kryesisë janë këto:
    • Kryen obligimet e saj sipas Statutit tës hoqatës
    • Zbaton vendimet e kuvendit
    • Thërret dhe organizon mbledhjen vjetore të kuvendit
    • Kryesia mblidhet së paku njëherë në tre muaj (për
      shkak të shtrirjes gjeografike, mbledhjet mbahen
      online (nëpërmjet rrjeteve sociale)
    • Formon këshilla dhe komisione për projekte të caktuara
    • Kujdeset për financa të shoqatës
    • Përpilon plan-programin vjetorë të punës dhe ia paraqet
      kuvendit për miratim
    • Organizon Festën e Zasellës. Festa mbahet
      çdo vit, me 1 Gusht, në fshatin Zasellë (në kohën kur
      shumica e zasellasve të mërguar gjenden në pushime në
      Kosovë.

 

 Neni 14

 

Kryesia merr vendime me shumicë votash. Në rast të votave të barabarta, kalon vendimi për të cilin ka votuar kryetari.

 

 Neni 15

  • Detyrat dhe obligimet e kryetarit tës shoqatës janë:
    • Zbaton vendimet e kryesisë
    • Thërret mbledhjet e kryesisë
    • Raporton para Kuvendit për punën e kryesisë
    • Koordinon punët në projekte të ndryshme të shoqatës

 

Neni 16

  • Në mungesë të kryetarit, ai zëvendësohet nga ndonjë anëtar i kryesisë (sipas marrëveshjes të anëtarëve të kryesisë)

 

Revizorët

Neni 17

  • Kuvendi zgjedh dy revizorë
  • Ata kontrollojnë njëherë në vit financat e shoqatës dhe raportojnë në Kuvend
  • Revizorët zgjidhen me mandat trevjeçarë
  • Revizorët kanë të drejtë të zgjedhen dy herë radhazi.

 

Neni 18

Statuti i Shoqatës “Zasella” hynë në fuqi me miratimin e tij nga Kuvendi i shoqatës

Veraltete PHP-Version im Einsatz
Der Seiteninhaber muss die Version auf mindestens 7.3 erhhen.