Më 01. Qershorë 2018, pran ministrisë së administratës publike të Republikës së Kosovës, rexhistruam shoqatën „Zasella“. Regjistrimi i shoqatës u bë me angazhimin e këshillit nismëtarë i përbërë nga Fatmire Kajtazi, Naim Latifi, Hysni Syla dhe Fatmir Kajtazi, e me përkrahje të fuqishme morale nga Skender Skenderi dhe shumë zasellas të tjerë.

Hapi i parë do jetë zgjerimi i këshillit nismëtarë, i cili do t’a funksionalizojë shoqatën deri në kuvendin themelues i cili do të mbahet me 01. Gusht.

Në të njejtën ditë (pra me 01. Gusht) do të organizojmë Festën e Zasellës. Programin e festës do të përpiqemi t’a bëjm publik sa më parë.

Një ngjarje me rëndësi gjatë festës së Zasellës do të jetë promovimi i librit monografi për Zasellën, përgatitur nga Hysni Syla.

Pra shenjone qysh tash në kalendarin Tuaj datën 01. Gusht!

One thought to “Hapi i parë – Themelimi i shoqatës”

  • Basri Islami

    Pershendetje te nderuarit Zasellakt e mi.
    Se pari ju pershendes perzemrsisht te gjithëve, por ne veqanti nismetaret e themilimit te shoqates, per kete hap shume te rendesishem dhe te nevojshem per neve.
    Shume ide e qellume dhe besoj qe shume shpejt do te masivizohet dhe to ti kete rezultate te frytshme si per neve po ashtu edhe per gjeneratat e reja , me nje fjale shume jemi larguar dhe normal qe jeta eshte e tille dhe rrugetimi ne jete ka edhe rruget qe jo shpeshhere na bashkojne. Pikrisht kjo nisme eshte nje ofrim mos te them bashkim i ketyre rrugeve.
    Kam nje propozim te administratori apo mirembajtesi i kesaj webfaqje te na e beje te mundshem edhe futjen e chatit perbrenda faqes qe te mund te komunikojm njeri me tjetrin.
    Ju pershendes perzemersisht Basri ( Behram ) Islami.

    Antworten

Leave a comment

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert.